– “Allahu ka përgatitur zjarrin e Xhehenemit për hipokritët, hipokritet dhe jobesimtarët. Atje do të jenë përgjithmonë dhe ai mjafton për ta. Ata i ka mallkuar Allahu dhe kanë dënim të pandërprerë.” – Allahu i Madhëruar dhe i Drejtë do t’i bashkojë munafikët dhe mohuesit në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë të mallkuar përjetësisht, për shkak se ata bëhen bashkë me njëri-tjetrin në dynja për mohimin e të vërtetës dhe për të luftuar fenë e Allahut dhe Profetin e Tij.