Select Page

– “Mos nxirrni justifikime! Ju keni mohuar pas besimit tuaj. Nëse i falim disa nga ju, të tjerët do t’i dënojmë, sepse janë keqbërës.” – Ajeti tregon se çdokush që fsheh në gjoks ndjenja dhe sidomos plane e tallje kundër fesë, ta dijë se Allahu i Madhëruar ka për ta turpëruar dhe ka për ta ndëshkuar me më të madhin ndëshkim. Çdokush që tallet me ndonjë gjë prej Librit të Zotit ose traditës së Profetit të Tij, ai është mohues i Allahut të Madhëruar. Por ajetet tregojnë, gjithashtu, se pendimi është i pranueshëm, për çfarëdolloj gjynahu dhe sado i madh qoftë ai.