Select Page

Kështu, Iblisi pasi e humbi shpresën për t’u mëshiruar nga Allahu, tha:

– “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u zë pusi atyre në rrugën Tënde të drejtë.“ –  Kam për t’u zënë pusi krijesave të Tua, duke i penguar nga rruga e drejtë dhe do të përpiqem me çdo mjet e çdo mënyrë për t’i larguar ata nga ajo rrugë.

– “Pastaj, do t’u dal atyre nga para e nga prapa, nga e djathta dhe nga e majta.” – Do t’u sillem atyre nga të gjitha drejtimet, vetëm e vetëm që të arrij qëllimin tim, sado pak qoftë. Duke menduar se krijesat janë të dobëta dhe shumë prej tyre i mposht pakujdesia, i mallkuari tha tërësisht i bindur: