Select Page

– “Ata ju betohen në Allahun për t’ju kënaqur, por është më e drejtë që të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse janë besimtarë të vërtetë.” – Me anë të betimeve, ata shtiren sikur nuk kanë lidhje me shpifjet kundër Profetit dhe fesë së tij. Në këtë mënyrë, ata duan që thjesht t’ju kënaqin ju dhe ju të jeni të kënaqur me ta, por është më e drejtë që të kënaqin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, nëse janë besimtarë të vërtetë. Besimtari i vërtetë nuk parapëlqen asgjë tjetër mbi kënaqësinë e Allahut dhe kënaqësinë e të Dërguarit të Tij. Kjo tregon se në zemrat e tyre nuk kishte besim, sepse ata i dhanë përparësi kënaqësisë së krijesave mbi kënaqësinë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.