Select Page

– “Ata betohen në Allahun se vërtet janë me ju, por ata nuk janë me ju. Ata janë frikacakë.” – Me këto betime, ata thjesht tregojnë se janë frikacakë. Ata nuk kanë guxim që të shfaqin qartë pozicionin e tyre. Ata druhen se, nëse kalojnë në anën tuaj, armiqtë do t’u vërsulen nga çdo drejtim. I guximshmi, që ka njëfarë burrërie, e tregon qartë qëndrimin e tij, qoftë për mirë ose për keq. Ndërsa këta janë të trembur, prandaj gjejnë strehim në mashtrime e shtirje. Për të treguar se sa frikacakë të paparë janë, i Lartësuari thotë: