Select Page

“Ata, edhe më parë kanë tentuar përçarjen tuaj dhe t’i kanë ngatërruar çështjet, derisa ty të erdhi e Vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin shumë këtë gjë.” – Ata kanë tentuar përçarjen tuaj edhe më parë, kur ju emigruat në Medinë. Ata bënë çdo gjë për të ngatërruar punët tuaja. Ata thurnin plane dhe intriga për të penguar thirrjen dhe për të shkatërruar fenë tuaj.

Nuk lodheshin asnjëherë për të arritur këtë qëllim, derisa erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i Allahut, edhe pse ata e urrenin. Kotësia dhe synimet e tyre të poshtra u asgjësuan. Këta lloj njerëzish e merituan që Allahu i Madhëruar të paralajmëronte besimtarët e sinqertë prej tyre, prandaj muslimanët nuk duhet të shqetësoheshin aspak për mospjesëmarrjen e tyre në luftë.