Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur Muhamedit me këto këshilla të vyera:
– “Allahu të faltë!” – Të faltë Zoti dhe t’i mbuloftë gabimet e tua! Pastaj i Lartësuari e këshillon për mënyrën se si duhet të sillet me munafikët. Për ata është më mirë që t’u dalë në shesh e vërteta që gjendet në gjoksin e tyre dhe jo të mbahet fshehur. Ai thotë:
– “Përse i lejove ata të iknin para se të mësohej se cilët ishin të sinqertë dhe cilët ishin gënjeshtarë?” – Nëse nuk do t’u jepje leje që të mos merrnin pjesë në luftë, do të bëhej e mundur që të dalloje munafikët, duke u nxjerrë në shesh atë që fshehin në zemër.
Vetëm nëpërmjet sprovës dallohet i sinqerti nga mashtruesi. Në këtë mënyrë, ti do t’u jepje leje për të mos marrë pjesë në luftë vetëm atyre që janë vërtet të justifikuar. Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët e vërtetë nuk i bëjnë bisht luftës: