– ”Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?”” – Idhujtarët shpiknin ligje e betime të kota, përmes të cilave bënin të lejuar atë që Zoti e kishte ndaluar dhe bënin të ndaluar atë që Zoti e kishte lejuar. Duke qortuar dhe refuzuar këtë vepër të ulët dhe të dënueshme,
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “A e shihni atë që Allahu e ka zbritur për ju si furnizim, ndërsa ju e konsideroni një pjesë të tij të ndaluar e një pjesë të lejuar?” Pra, a i shihni kafshët të cilat Zoti jua bëri lejuara dhe të mira për ju? Kush është ai që trilloi dhe i bëri disa të lejuara dhe disa të ndaluara? Duke i qortuar dhe kërcënuar, i Madhëruari thotë:
– ”Thuaj: “Vallë, Allahu ju dha leje për këtë apo ju shpifni rreth Allahut?”” – Por dihet mirë se Allahu kurrë nuk i ka lejuar ata për diçka të tillë. Prandaj kuptohet se ata kanë shpifur e trilluar gjëra, për të cilat do të japin llogari e do të mbajnë përgjegjësi.