Select Page

Thuaj: “Më tregoni, nëse ju vjen dënimi i Tij natën ose ditën, çfarë pjese të tij kërkojnë keqbërësit që t’u përshpejtohet?” – Nëse ndëshkimi ju vjen gjatë natës kur jeni në gjumë, ose gjatë ditës kur jeni të zhytur në pakujdesi, çfarë prisni që t’ju shpëtojë? Atëherë do ta kuptoni se çfarë ndëshkimi kërkuat që t’ju përshpejtohet.