Select Page

  Allahu i Madhëruar na tregon se sa shpejt përfundon kjo dynja. Kur Allahu t’i tubojë njerëzit atë ditë që nuk ka dyshim, atyre do t’u duket se kanë qëndruar në dynja veçse një orë të shkurtër të ditës. Gjithashtu, do t’u duket sikur nuk kanë përjetuar asnjë të mirë dhe do të harrojnë çdo fatkeqësi. Ato çaste të shkurtra që do të mbajnë mend do të duken sikur kanë shërbyer veçse për t’u njohur mes njëri-tjetrit.

Edhe atë ditë, ashtu si në dynja, ata do ta njohin njëri-tjetrin. Por të devotshmit do të shijojnë suksesin e tyre, ndërsa ata që kanë mohuar takimin me Allahun do të dëshpërohen e ndëshkohen. Ata nuk kanë qenë të udhëzuar në rrugën e drejtë dhe në fenë e vërtetë, duke humbur kështu mirësinë dhe lumturinë e përjetshme dhe duke u zhytur në Zjarrin përvëlues, të cilin e meritojnë plotësisht.