– “Ata që kanë peshore të lehtë, e kanë humbur vetveten, për shkak të refuzimit të argumenteve Tona.” – Atyre që peshorja u rëndon më shumë nga veprat e këqija sesa nga të mirat, ata do të privohen nga mirësia e përjetshme. Për ta është ndëshkimi i dhembshëm, sepse ata nuk janë bindur për të ndjekur Shpalljen e Zotit. Ata kanë mohuar padrejtësisht argumentet e Zotit.