Select Page

– “Pas kësaj, Allahu ia pranon pendimin atij që do.” – Allahu i Madhëruar pranoi pendimin e shumë prej atyre që shkuan tek Profeti dhe pranuan Islamin. Për këtë arsye Profeti urdhëroi që këtyre t’u ktheheshin pasuritë, gratë dhe fëmijët e tyre.

– “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Falja e Tij është e gjerë dhe mëshira e Tij është gjithëpërfshirëse. Allahu ua fal të penduarve edhe gjynahet më të mëdha. Pa dyshim, është mëshira e Allahut që u mundëson atyre të pendohen dhe të binden. Me mëshirën e Tij, Ai i fal dhe mbulon krimet dhe gabimet e tyre dhe ua pranon pendimin. Askush nuk duhet të humbasë shpresën nga falja dhe mëshira e Zotit, edhe sikur të ketë bërë gjynahet më të mëdha. 85

85 Askush nuk mbajti më prej atyre robërve, veç Ujejne Ibn Hisnit, i cili nuk pranoi që të kthente pas një plakë. Por më vonë, gjithsesi ai e ktheu. Profeti  i veshi të gjithë robërit e luftës, një për një. Zadul Mead 3. Aliu filloi t’u përcillte njerëzve mesazhin e Pejgamberit a.s. Ai i njoftoi të gjithë se marrëveshja tashmë ishte prishur. Ai tha: “O njerëz! Mohuesit e Zotit nuk kanë për të hyrë në Xhenet. Pas këtij viti, nuk ka për të bërë haxh asnjë idhujtar. Nuk ka për t’u lejuar tavafi rreth Qabes i zhveshur. Çdokujt që ka pakt me Pejgamberin a.s., do t’i plotësohet deri në kohën e përcaktuar.”.”

El Humejdi thotë: “Na ka treguar Sufjani, se i ka rrëfyer Zejd Ibn Jutheju: “Ne e kemi pyetur Aliun: “Për çfarë u dërgove në atë haxh?” Ai tha: “Unë u dërgova për të përcjellë katër çështje: (1) Në Xhenet do të hyjë veçse shpirti besimtar; (2) nuk do të lejohej më tavafi rreth Qabes i zhveshur; (3) në Xhaminë e Shenjtë nuk do të lejoheshin më të bashkoheshin besimtarët dhe qafirët, pas atij viti; (4) dhe çdokujt që kishte marrëveshje me Pejgamberin a.s., do t’i respektohej ajo deri në afatin e caktuar, ndërsa për ata që nuk kishin marrëveshje me Pejgamberin, afati i tyre do të ishte katër muaj.”