Select Page

– “Peshorja  atë ditë do të jetë shumë e saktë.” – Peshimi dhe përllogaritja e veprave atë ditë do të jetë me drejtësi absolute. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj cenimi dhe padrejtësie, në asnjë përmasë.

– “Ata që kanë peshore të rëndë (nga veprat e mira) – ata janë të shpëtuarit.” – Atyre që peshorja u rëndon më shumë nga veprat e mira sesa nga të këqijat, ata janë të fituarit, që do të shpëtojnë nga çdo lloj rreziku e do të arrijnë çdo gjë të dashur që kanë synuar. Për ta është fitorja e madhe dhe lumturia e përjetshme.