Select Page

– “Ata do të jenë të përjetshëm në to.” – Mirësitë do të jenë të përjetshme dhe të larmishme, domethënë nga çdo lloj që kënaq shpirtin dhe sytë e tyre. Atje ka mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra kurrë nuk i ka ëndërruar. Përshkrimin real të tyre e di veç Allahu, që i krijoi dhe i përgatiti me dashuri për të dashurit e Tij. Mendohu pak se çfarë gradash të larta ka përgatitur i Madhëruari për muxhahidët në rrugën e Tij.

Profeti na ka lajmëruar se Allahu ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Tij njëqind grada të larta, ndërmjet secilave është një hapësirë sa largësia mes qiejve dhe tokës. Aq e gjerë është njëra prej tyre, saqë edhe nëse të gjitha krijesat të grumbulloheshin në të, do t’i përfshinte të gjithë. Ata do të jenë të përjetshëm në këto kopshte, pa ndërprerje.81

– “Me të vërtetë, tek Allahu ka shpërblim të madh.” – Kurrë mos u çudit nga këto mirësi të shumta që Zoti premton, sepse mirësia e Tij është e pafundme. Mos u çudit me bukuritë e premtuara prej Tij, sepse nëse Allahu dëshiron diçka, thjesht i thotë ‘Bëhu’, dhe ajo bëhet.

81 Malli e bën të njeriun të vendosur dhe këmbëngulës për të vazhduar udhën për tek i dashuri i tij; ai ia afron rrugën dhe ia bën të papërfillshme largësinë, ndërsa dhimbjet dhe vështirësitë s’i hyjnë në sy. Pa dyshim, kjo është një mirësi shumë e madhe, që Allahu i Madhëruar ia dhuron robit të Vet. Duhet kuptuar se kjo mirësi është e kushtëzuar nga fjalë dhe vepra, që të arrihet, dhe Allahu i Madhëruar është Ai që ia dëgjon fjalët dhe i di veprat që njeriu kryen. Ai e di shumë mirë se kush e meriton që t’i dhurohet kjo mirësi.

Ai i njeh mirë ata që ia dinë vlerën kësaj mirësie dhe tregojnë mirënjohje për të. Ai i njeh ata që e duan Dhuruesin, dhe që kjo mirësi është në të mirë të tyre dhe u shkon për shtat atyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë, derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?” Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës?” (En’am 53). Kështu pra, nëse dikujt i ka shpëtuar ndonjë mirësi, le ta lexojë edhe njëherë fjalën e Allahut: “A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?”

Një tjetër përgëzim

Më pas Allahu i Madhëruar jep një tjetër përgëzim; Ai thotë që frytet dhe dobitë e xhihadit që ata zhvillojnë për hir të Tij, kthehen tek ata vetë, sepse Allahu i Madhëruar është i Pasur e nuk ka nevojë për askënd. Ai i përgëzoi ata se, me këtë xhihad dhe me imanin që kultivuan, Ai do t’i numërojë ata mes të mirëve dhe do t’i ringjallë së bashku me ta. Zad el mead vëll 3.

 Kënaqësia e Allahut apo kënaqësia e krijesave? Njeriu, për nga natyra, anon drejt bashkësisë, drejt dëshirës për të jetuar me të tjerë. Këta të tjerë bartin dëshira e botëkuptime të ndryshme, dhe normalisht kërkojnë nga njeriu pranim e miratim të këtyre dëshirave e botëkuptimeve. Nëse ai nuk i pason e nuk i mbështet ata në dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që ata do ta mundojnë dhe do t’i shkatojnë dhimbje; por edhe nëse iu bindet dhe i pason ata, ai gjithsesi do të ketë mundime e dhimbje të pashmangshme në shpirt. Vuajtjet këtij njeriu do t’i vijnë ose nga këta njerëz, ose nga të tjerë.

Kështu p.sh., kur një i devotshëm vendoset mes një populli të padrejtë e kriminel, të ciët nuk mund të kryejnë padrejtësitë e tyre pa miratimin e tij, qoftë kjo edhe heshtje, nëse i miraton veprimet e tyre apo hesht, fillimisht ai mund të ruhet e të shpëtojë nga e keqja e tyre, por më pas, ka për të provuar poshtërime e dhimbje nga ana e tyre shumëfish më tepër sesa do të provonte fillimisht, në rast se nuk do t’i kishte miratuar veprimet e tyre të liga.

Megjithatë, edhe sikur të shpëtonte nga kthetrat e tyre, medoemos, do të poshtërohej e do të ndëshkohej nga disa të tjerë. Le të qëndrojë vazhdimisht para syve tanë thënia e Aishes (r.a.) drejtuar Muavijes: “Kush kënaq Allahun, edhe pse njerëzit zemërohen, për të Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm kundrejt njerëzve; e kush kënaq njerëzit, duke zemëruar Allahun, atë njerëzit nuk kanë për ta mbrojtur aspak prej Allahut.”