– “Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirë nga Vetë Ai, për kënaqësinë e Tij (ndaj tyre) dhe për kopshte, ku do të kenë mirësi të pandërprera.” – Duke treguar mirësinë, bujarinë, përkujdesin dhe dashurinë e madhe që ka për ta, Allahu i Madhëruar i përgëzon këta fatlumë se do t’u dhurojë shumë mëshirë e mirësi nga ana e Tij. Nëpërmjet kësaj mëshire, Ai do t’u largojë çdo të keqe e ligësi prej tyre dhe do t’u dhurojë mirësi e begati të pamatë në dynja dhe në ahiret.
Por mirësia mbi të gjitha mirësitë është kënaqësia e Allahut mbi ta. Kjo është kënaqësia më e madhe që do të përjetojnë banorët e Xhenetit. Zoti i tyre do të jetë i kënaqur dhe asnjëherë i zemëruar me ta. Mirësitë e tyre nuk do të mbarojnë kurrë: