Select Page

– “Ne do t’ua rrëfejmë atyre me dituri të plotë atë që kanë bërë, sepse Ne kemi qenë të pranishëm.” – Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Nuk ka dyshim se ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij janë të poshtëruar, ashtu siç u poshtëruan ata përpara tyre. Ne u shpallëm atyre fakte të qarta. Për mohuesit është përgatitur një dënim poshtërues. Ditën, kur Allahu t’i ringjallë të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje.

A nuk e di ti se Allahu di për gjithçka që gjendet në qiej dhe për gjithçka që gjendet në Tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. Më pas, Ditën e Kijametit, Ai do t’i njoftojë ata për çfarë kanë bërë. Allahu Di gjithçka.” [Muxhadele 5 – 7]. Ose: “Dhe Ne kemi krijuar shtatë palë (qiej) mbi ju dhe Ne nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam.” [Mu’minun 17]. Pastaj i Madhëruari flet për shpërblimin e Tij të drejtë, në varësi të veprave të robit: