Select Page

Mos, vallë, po thonë se atë e trilloi ai? Mohuesit dhe mosbesimtarët inatçorë, të mbushur me urrejtje dhe armiqësi shpifin dhe thonë se Kur’ani është i trilluar nga Muhamedi. Drejtoju këtyre mashtruesve që shpifin dhe kërkojnë një argument, që do të nxjerë në pah mashtrimin e shpifjen e tyre nëse nuk e sjellin:

Thuaju: “Sillni ju një sure të ngjashme me të dhe thërrisni në ndihmë kë të doni, veç Allahut, nëse jeni të sinqertë në atë që thoni!”! – Nëse ju mund të sillni diçka të ngjashme me Kur’anin, atëherë pretendimi juaj qëndron. Në të kundërt, ju jeni mashtrues dhe refuzues të së vërtetës. Por, sigurisht, që është e pamundur që ata të bëjnë diçka të tillë. Nëse do të mundeshin, do ta kishin bërë atë dhe do të pretendonin se e kanë pushtetin për ta bërë diçka të tillë.