Select Page

– “Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues.” – Nuk është e drejtë dhe as e pranueshme që idhujtarët të frekuentojnë faltoret e Zotit për të kryer ritet e tyre, ndërkohë që edhe ata vetë, me veprat dhe gjendjen e tyre, dëshmojnë se janë jobesimtarë.

Madje, shumë prej tyre deklarojnë me vetëdije dhe bindje se janë të zhytur në humbje. Atëherë, nëse ata dëshmojnë edhe vetë se janë mohues dhe se u mungon besimi, që është kusht i domosdoshëm për pranimin e adhurimeve dhe përkushtimeve, si mund të pretendojnë të jenë ndërtues dhe kujdestarë të xhamive të Zotit?!

– “Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr.” – Veprat dhe adhurimet e tyre asgjësohen dhe do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë. Këta nuk mund të jenë kujdestarë dhe frekuentues të faltoreve të Allahut. Ata që meritojnë të ndërtojnë, mbushin dhe gjallërojnë xhamitë, i Madhëruari i përshkruan më pas: