Në argumentet e qarta dhe faktet madhështore që Zoti solli përmes shpalljeve dhe profetëve, ka shenja dhe mësime të mjaftueshme për të mençurit. Ata janë një kujtim i mjaftueshëm për ata që kanë devotshmëri, i druhen dënimit të Tij dhe nënshtrohen të adhurojnë Atë përmes ligjit e shpalljes së Tij. Në to ka udhëzim të qartë për të gjithë botën. Çdokush mund të gjejë udhën e drejtë dhe, nëse jeton sipas saj, Zoti do ta ndihmojë e do t’i dhurojë udhëzimin e plotë.
Por atyre që shfrenohen dhe nuk nënshtrohen të jetojnë sipas udhëzimit të Tij, për ta është i pashmangshëm dënimi dhe humbja. Ata kurrë nuk kanë për të gjetur besimin, derisa të zbatojnë e pasojnë Shpalljen e Zotit. Vetëm kështu Ai do t’ua dhurojë besimin e udhëzimin e plotë.