Select Page

– “Ne patjetër që do t’i marrim në pyetje ata tek të cilët u dërguan Profetët, …” – Popujt tek të cilët u dërguan profetët do të pyeten se si iu përgjigjën profetëve tyre dhe ftesës së Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Atë Ditë, Ai (Allahu) do t’u thërrasë atyre e do t’u thotë: “Ç’përgjigje u keni dhënë të dërguarve të Mi?” 

Atë ditë, ata nuk do të mund të gjejnë përgjigje dhe nuk do të mund as të pyesin njëri-tjetrin. E, për sa i përket atij që është penduar (në këtë jetë), që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.” [Kasas 65 – 67]

– “… e patjetër që do t’i marrim në pyetje edhe Profetët.” – Edhe profetët do të merren në pyetje për mënyrën se si e përcollën Shpalljen e Allahut ndër popujt e tyre. Ata do të pyeten dhe do të dëshmojnë edhe për mënyrën se si popujt iu përgjigjën ftesës së tyre.