Select Page

– “Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë fitoren mbi ta, …” – Allahu do t’i ndëshkojë ata me duart tuaja, duke i vrarë e shfarosur. Ata do të vuajnë ndëshkimin dhe poshtërimin kur të shohin triumfin tuaj, të dhuruar nga Allahu. Ata e meritojnë plotësisht të poshtërohen dhe që të përdoret çdo mënyrë për të arritur këtë qëllim. Dhe, vërtet, Allahu i Madhëruar e bëri realitet premtimin e dhënë Profetit. Ai u dha fitoren besimtarëve. Përmes kësaj fitoreje, Allahu shëroi dhe qetësoi zemrat e besimtarëve:

  “… të shërojë shpirtrat e besimtarëve dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre!” – Zemrat e besimtarëve janë të mbushura me urrejtje e zemërim kundër mohuesve të Zotit, të cilët kalojnë çdo kufi me shkeljen e të gjitha të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, prandaj lufta dhe vrasja e mohuesve i lehtëson dhe shëron zemrat e tyre prej zemërimit e urrejtjes. Luftimi dhe eliminimi i atyre që luftojnë Allahun dhe Profetin e Tij, të cilët përpiqen të shuajnë dritën e Allahut, i gëzon dhe i qetëson besimtarët e vërtetë. Kjo tregon se Allahu i Madhëruar i do besimtarët e Tij dhe kujdeset për ndjenjat dhe qetësimin e shpirtrave të tyre nga zemërimi, urrejtja dhe trishtimi që i rëndon ata, madje ky është një nga qëllimet kryesore të Sheriatit.