– “Allahu fton për në Shtëpinë e Paqes (Xhenet) dhe udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai dëshiron.“ – Allahu i Madhëruar u bën një ftesë madhështore, lumturisjellëse e gjithëpërfshirëse të gjithë robërve për në Vendin e Paqes. Sidoqoftë, udhëzimin e plotë të Tij, Allahu e ka veçuar për ata që i ka zgjedhur vetë. Udhëzimi në rrugën e drejtë është mëshirë, mirësi dhe bujari e Tij, që ia dhuron veçse atyre që Ai i do. Ndërsa me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, Zoti lë jashtë rruge dhe privon këdo që Ai dëshiron.
Por të jeni të bindur se pas qartësimit të së vërtetës përmes shpalljeve hyjnore e profetëve, askush nuk ka justifikim para Zotit, nëse nuk ndjek rrugën e Tij dhe nuk jeton sipas vullnetit të Tij. Allahu i Madhëruar e quajti Xhenetin Darus Selam – Vendi i Paqes, sepse ai është një vend i pastër dhe i çliruar nga çdo mangësi dhe defekt.
E si të jetë ndryshe, kur dihet se mirësia në të është absolute, e plotë dhe e përjetshme. Ajo është e bukur dhe lumturisjellëse në çdo aspekt. Pasi përmendet vendi i paqes dhe mirësive, shpirtrat përmallohen dhe janë gati për çdo punë që sjell si shpërblim Xhenetin, prandaj i Madhëruari menjëherë na tregon rreth këtyre veprave të mira: