Select Page

– “Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që nuk besojnë takimin Tonë (ringjalljen), thonë: “Sillna një Kur’an tjetër, ose ndryshoje këtë!”. – Në këto ajete, i Lartësuari na tregon inatin dhe kokëfortësinë e paturpshme të atyre që e  mohuan Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ata, kur u lexohen ajetet kuranore, aq të qarta dhe madhështore, sqaruese të së vërtetës dhe të padiskutueshme në vërtetësinë e tyre, i kthejnë shpinën dhe refuzojnë të pranojnë këtë shpallje.

Me kokëfortësinë dhe paturpësinë e tyre të tejskajshme, i drejtohen Profetit dhe i thonë:Sillna një Kur’an tjetër, ose ndryshoje këtë!”. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Sa të ulët dhe të padrejtë tregohen me Allahun e Madhërishëm dhe Fjalën e Tij, të pakrahasueshme në madhështinë e saj. Kjo është forma më e poshtër dhe e ulët e refuzimit të Shpalljes së Zotit. Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që t’u thotë atyre: