– “Pastaj Ne ju bëmë ju, pas atyre, zëvendësues në Tokë, për të parë se si do të veproni.” – Nëse dini të merrni mësim dhe përvojë nga ata që e pësuan para jush dhe nënshtroheni për të pasuar shpalljet e Zotit, ju keni premtim të mirë. Bëni kujdes dhe pasoni me besnikëri profetët e Zotit dhe shpalljet e Tij, që të fitoni e shpëtoni në dynja dhe në ahiret!
Por nëse e harroni vetveten dhe zhyteni në padrejtësi e përmbushje të epsheve e të shfrenimit tuaj, ashtu si popujt që shkuan, edhe ju do të pësoni atë që pësuan ata. Allahu i Lartësuar jua tërhoqi vërejtjen dhe ju kërcënoi, prandaj ju nuk keni justifikim për të vazhduar në kotësinë dhe në padrejtësitë tuaja.