Select Page

– “… vendi i tyre është Zjarri për shkak të veprave që kanë bërë.“ – Ata që kanë këto cilësi, vendqëndrimin e kanë në Zjarr. Ai do të jetë përjetësisht “vendprehja” e tyre dhe kurrë nuk kanë për t’u larguar prej tij. Ky është shpërblimi që vetë e fituan përmes kufrit, idhujtarisë dhe poshtërsive të shumta.

Ky është ndëshkimi për mohuesit, që nuk shpresojnë takimin me Zotin, kënaqen me jetën e dynjasë, gjejnë prehje në të dhe janë mospërfillës ndaj shpalljeve dhe ftesës së Zotit. Ndërsa për të bindurit e besimtarët e mirë ka tjetër premtim. I Madhëruari thotë: