Select Page

– “… që ti të mos ndiesh aspak ngushtim në gjoks prej tij.“ – Që ti të mos ndiesh në gjoks ngushtim, dyshim dhe luhatje për zbatimin e tij, por që të jesh i sigurt plotësisht se ai është Shpallje e Zotit, që është Hakimun – i Urtë, dhe Hamid – i Lavdëruar, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur’anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë. Ai është vërtet një Libër madhështor. Atij (Kur’anit) nuk mund t’i atribuohet e pavërteta nga asnjë anë. Ai është Shpallje prej të Urtit, të Lavdëruarit.”  [Fussilet 41, 42]

Kur’ani është fjala më e vërtetë, prandaj le të zgjerohet gjoksi yt dhe le të gjejë prehje më të shpirti yt, duke pranuar dhe duke iu nënshtruar urdhëresave të tij. Mos u kthe nga kjo rrugë prej fjalëve dhe veprimeve armiqësore të kundërshtarëve të tij.

– “Ai të është shpallur që nëpërmjet tij të paralajmërosh dhe të kujtosh besimtarët.” – Kur’ani të është shpallur që, nëpërmjet tij, të këshillosh e paralajmërosh njerëzit, duke iu kujtuar atyre qëllimin pse janë krijuar, që të dëgjojnë ata që dinë të dëgjojnë, ndërsa ata që refuzojnë me inat e mospërfillje, të mos kenë më asnjë argument para Zotit për mohimin e tyre. Kur’ani shërben si kujtuesi më i vyer për besimtarët, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër:  “Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” [Dharijat 55].

Ai i kujton ata vazhdimisht për të vazhduar në rrugën e drejtë. Ai i udhëzon në çdo vepër të mirë që kryhet haptazi apo fshehtazi. Ai i këshillon dhe u mëson si të ruhen nga çdo e keqe që i pengon nga synimi i tyre final: arritja e kënaqësisë së Allahut dhe përjetësia në Xhenetin e Tij.  Pastaj i Madhëruari nxit robërit e Tij për të jetuar sipas Shpalljes, duke u thënë: