Select Page

– “Nëse armiku kërkon paqe, pranoje atë dhe mbështetju Allahut! Ai dëgjon e di gjithçka.” – Nëse qafirët, me të cilët jeni në gjendje lufte, ju parashtrojnë kërkesën për paqe dhe armëpushim, atëherë pranojeni këtë kërkesë, duke ju mbështetur tërësisht Zotit tuaj! Pranojeni kërkesën e tyre për paqe, sepse prej saj vijnë shumë dobi:

1. Paqja është gjithmonë diçka e mirë dhe e dëshiruar. Nëse ata marrin një nismë të tillë, atëherë pranojeni atë!

2. Periudha e paqes shërben për të mbledhur fuqitë, për t’u riorganizuar dhe përgatitur për luftë në çdo kohë që të jetë e nevojshme.

3. Kur vendoset paqja dhe jepen garanci për njëri-tjetrin, bëhet më e lehtë që secila palë të ketë mundësi të kuptojë dhe gjykojë me drejtësi mendimin dhe besimin e palës tjetër.

4. Në kohë paqeje komunikimi është më i thjeshtë dhe bëhet më i lehtë gjykimi me drejtësi dhe i paanshëm. Pa dyshim, një situatë e tillë është shumë favorizuese për Islamin dhe përhapjen e tij, si një fe e cila qëndron mbi gjithçka tjetër.

Çdokush që gjykon me drejtësi dhe objektivitet, kur të ballafaqohet me këtë fe të mrekullueshme, pa dyshim që do të ndikohet nga ajo dhe do ta preferojë atë mbi të gjitha besimet dhe fetë e tjera në këtë botë. Islami është i bukur në të gjitha aspektet. Ai është i bukur në urdhëresat dhe ndalesat e Tij, ai është i bukur sepse urdhëron për drejtësi në marrëdhëniet me të gjitha krijesat, duke mos lejuar asnjë cenim të të drejtave të tyre.

Vetëm përmes ligjeve të Islamit sigurohet lumturia e njerëzimit. Në këtë mënyrë, do të shtohen ata që e preferojnë atë dhe nënshtrohen për të jetuar sipas tij. Kështu, marrëveshja për paqe jo vetëm që të shpëton nga lufta dhe tmerret e saj, por mundëson edhe një qetësi shpirtërore. Në këtë mënyrë, muslimanët do të korrin fitore, duke pushtuar zemrat e njerëzve.

Kërkesa për paqe e parashtruar nga qafirët mund të refuzohet vetëm në një rast: kur është një mënyrë mashtrimi dhe pabesie, me qëllim që t’i zërë muslimanët të papërgatitur. Por edhe nëse qëllimi i mohuesve është ky, Allahu i Lartësuar i qetëson besimtarët me premtimin e Tij të madh, kur thotë: