– “Kjo vjen për shkak të veprave që keni bërë me duart tuaja. Allahu nuk është asnjëherë i padrejtë me robërit e Vet.” – Këtë ndëshkim ju e meritoni plotësisht. Zoti juaj nuk ju bën asnjë padrejtësi. Ndëshkimi është pasojë e poshtërsive dhe mosbindjes suaj ndaj Allahut të Madhëruar. Ky është ligji i pandryshueshëm i të Urtit dhe i tillë është përfundimi i të pabindurve: ata do të shkatërrohen prej gjynaheve dhe mosbesimit të tyre.