– “Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar.” – Kështu, të dy grupet e shihnin të vogël njëri-tjetrin, prandaj luftonin me ashpërsi dhe vrull. Allahu i Madhëruar e bëri diçka të tillë për të realizuar atë që ishte e padiskutueshme: fitoren e besimtarëve dhe poshtërimin e mohuesve, duke i shfarosur e duke i bërë të harruar krerët e kufrit.
Me vdekjen e këtyre udhëheqësve, populli i thjeshtë do ta kishte më të lehtë pranimin e Islamit si fenë e jetës së tyre. Gjithashtu, edhe muslimanët që jetonin mes jomuslimanëve do ta kishin tashmë më të lehtë jetesën. Kjo tregon butësinë dhe përkujdesin e Allahut të Madhëruar për besimtarët, që shfaqet në çdo aspekt.
– “Tek Allahu kthehen (për gjykim) të gjitha çështjet.” – Të gjitha çështjet e krijesave kthehen tek Allahu i Madhërishëm. Është Ai që bën ndarjen mes të mirës dhe të kotës, është Ai që gjykon me drejtësi, pa i cenuar hakun askujt.