Duke treguar kokëfortësinë dhe arrogancën e mohuesve të Profetit, Allahu i Madhëruar thotë:
– “Kur u lexohen atyre ajetet Tona, ata thonë: “Ne kemi dëgjuar si këto. Po të donim, edhe ne mund të thoshim fjalë të tilla. Këto nuk janë gjë tjetër, përveçse përralla të vjetra.”” – Kjo është shprehje e qartë e inatit, arrogancës dhe padrejtësisë së jobesimtarëve. Në fakt, ishte vetë Allahu i Lartësuar që i sfidoi ata, duke u kërkuar të sillnin një sure të ngjashme me suret e Kur’anit, për sa i përket bukurisë e madhështisë së tyre. Madje, i ftoi që të thërrisnin për ndihmë kë të mundnin dhe kë të dëshironin, prej idhujve apo aleatëve të tyre, por ata nuk mundën që t’i kundërpërgjigjeshin kësaj sfide.
Kështu, fjalët e tyre ishin thjesht pretendime të pabazuara dhe shprehje e arrogancës. Të gjithë e dinë dhe e pranojnë se Muhamedi (a.s)ishte një njeri që nuk dinte shkrim dhe lexim, dhe as që udhëtoi ndonjëherë që të studionte historinë e të parëve, por megjithatë, ai erdhi me një libër madhështor, që është i paprekur nga e pavërteta dhe e kota. E si mund ti afrohet atij e kota, kur ai është Shpallje e Hakimun – të Urtit dhe Hamid – të Lavdishmit, të Lavdëruarit, me cilësitë, emrat dhe atributet më të larta?! Megjithatë, mohuesit e Shpalljes së Zotit dhe të profecisë së Muhamedit (a.s)u përgjigjën duke thënë: