– (Kujtoni) Kur Ai ju bëri të flini pak, për t’ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai zbriti nga qielli ujë, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit…” – Gjumi shërbeu për të larguar frikën dhe ankthin e besimtarëve, e për t’u dhënë atyre qetësi e siguri. 64
Kjo ishte shenjë e ndihmës dhe fitores që Zoti do t’u dhuronte më pas. Gjithashtu, Allahu lëshoi shi nga qielli, që besimtarët të pastroheshin si fizikisht, edhe shpirtërisht. Uji shërbeu edhe si pastrim nga vesveset dhe ndyrësitë e Shejtanit.
– “… për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja …” – T’i bënte zemrat të qëndrueshme, sepse qëndrueshmëria e zemrës sjell edhe qëndrueshmërinë e trupit.
– “… dhe për t’ju përforcuar këmbët tuaja.” – Toka ishte ranore dhe e paqëndrueshme, prandaj shiu e forcoi tokën dhe këmbët nuk rrëshqisnin më, por lëviznin me lehtësi. Ndihmë tjetër prej Allahut të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve:
64 Pejgamberin a.s. e kapi një dremitje e lehtë, madje dhe të gjithë besimtarët i kapi kjo dremitje gjatë kohës së betejës. Pastaj Pejgamberi a.s. ngriti kokën dhe tha: “Gëzohu, o Ebu Bekër! Ky është Xhibrili, duke ardhur në mes të pluhurit të fushëbetejës” Dhe fitorja erdhi. Allahu i Lartësuar zbriti ushtrinë e Vet, duke ndihmuar të Dërguarin dhe besimtarët. Me ndihmën e Tij, u vranë dhe u zunë robër shumë idhujtarë; u vranë 70 idhujtarë dhe kapën robër 70 të tjerë. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3