Select Page

Prandaj thuaj: “O Zoti im! Më fal e më mëshiro! Sepse Ti je më i Miri i mëshiruesve.” – Thuaj duke u lutur: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve! M’i mbulo gjynahet, që të më largosh prej ndëshkimin tënd dhe më mëshiro, që të më dhurosh me mëshirën Tënde çdo të mirë që synoj!”

Pastaj thuaj: “Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve.” Askush nuk e mëshiron njeriun më shumë se Allahu. Zoti është më i mëshirshëm sesa prindi për fëmijën e tij, madje më i mëshirshëm për njeriun sesa vetë njeriu për veten e vet.

Këtu përfundon tefsiri i sures Muminunë. Falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar!