– “O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” – Ata gënjejnë, në fakt, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t’i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” [En’am 27, 28].
Kështu, Allahu i Madhëruar nuk u lë atyre asnjë shteg justifikimi, sepse Ai u ka dhënë kohë të mjaftueshme në jetën e kësaj bote, aq sa ai që dëshiron të kuptojë dhe të ndjekë të mirën, e ka mundësinë ta bëjë. Kjo është kohë mëse e mjaftueshme që i padrejti të pendohet dhe të kthejë rrugë. Prandaj, në përgjigje të lutjeve të tyre në Zjarr, Allahu i Madhëruar thotë: