– “Atëherë, ata të cilëve u rëndojnë peshojat (e veprave të mira) – ata janë të shpëtuarit.“ – Atyre që u peshojnë më shumë veprat e mira se ato të këqijat, ata do të jenë fitimtarët, që do të shpëtojnë nga Zjarri dhe do të hyjnë në Xhenet. Ata do të nderohen me lëvdata të shumta përpara krijesave dhe me grada të larta.