Select Page

“Mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetën! Në këtë mënyrë, ju po e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini.” – Këtu, Allahu i Lartësuar na ndalon nga dy gjëra:

1. Na ndalon nga përzierja e të vërtetës me të pavërtetën.

2. Nga fshehja e së vërtetës ose nga mossqarimi i të vërtetës. Ai na ndalon nga këto dy gjëra, sepse qëllimi dhe misioni i atyre që u është dhënë dije dhe kanë libra, argumente dhe informacion, është pikërisht e kundërta e asaj që u përmend. Qëllimi i tyre është dallimi i së vërtetës nga e kota dhe sqarimi e qartësimi i plotë i së vërtetës.

Këto dy detyra janë të domosdoshme që, ata të cilët e duan udhëzimin ta gjejnë atë udhëzim, dhe atyre që janë të humbur t’u qartësohet rruga e pendimit dhe e kthimit.    Ndërsa atyre që refuzojnë dhe kundërshtojnë, të mos u mbetet asnjë justifikim te Krijuesi për të argumentuar mospranimin e tyre. Allahu i Lartësuar i shtjelloi shpalljet e Tij dhe i sqaroi ato me hollësi, pikërisht për të dalluar të vërtetën nga e kota dhe me qëllim që të qartësohet rruga e të udhëzuarve nga rruga e zullumqarëve.

Të gjithë dijetarët që kryejnë këtë detyrë janë mëkëmbës, zëvendësues dhe pasues të denjë të profetëve. Ata janë udhëzuesit e popujve. Ndërsa ata që e përziejnë të vërtetën me të kotën, ata që nuk e zbardhin të vërtetën, edhe pse e dinë atë, ata që e fshehin të vërtetën, të cilën e njohin shumë mirë dhe për të cilën janë urdhëruar që ta sqarojnë dhe ta shfaqin, pikërisht këta janë ftues për në Xhehenem, sepse njerëzit udhëzohen pikërisht nga dijetarët e tyre rreth çështjeve të fesë. Ata nuk pranojnë udhëzime nga askush tje