Select Page

– “Ne u kemi sjellë atyre të Vërtetën (të qartë). Por, ata (që mohojnë ringjalljen) janë, me të vërtetë gënjeshtarë.“ – Ne u sollëm këtyre mohuesve të vërtetën e sigurt. Kjo shpallje përmban lajmet e sigurta dhe të vërteta për të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo përmban drejtësinë në urdhëresat, ndalesat dhe çdo ligj e kufij i vendosur.

Atëherë ç’është me ta që nuk e pranojnë këtë shpallje kur dihet se ajo është mëse e meritueshme që ta besosh e ti nënshtrohesh për të jetuar sipas saj? Për më tepër që ata nuk kanë ndonjë udhëzim që t’ia venë kundër kësaj shpalljeje, përveç mashtrimeve e padrejtësisë. Prandaj dhe i Madhëruari tha: “Ata (që mohojnë ringjalljen) janë me të vërtetë gënjeshtarë.” Pastaj tha: