– “Thuaj: “Në dorën e kujt është pushteti për gjithçka?“ – Në dorën e kujt është pushteti e sundimi i çdo gjëje, i botës së sipërme dhe asaj të poshtme, i asaj që e shohim dhe asaj që nuk e shohim?
– “Dhe kush është Ai që i mbron (të gjithë), …“ – Ai i strehon dhe i mbron krijesat nga e liga dhe nga çdo gjë që i dëmton.
– “… e prej të Cilit askush nuk mund të të mbrojë dot? Thuajeni nëse e dini!” – Askush nuk mund të të strehojë e të të mbrojë nga Allahu, nëse Ai dëshiron të të dënojë. Atë gjë që Zoti e ka caktuar të të godasë, askush nuk mund ta kthejë pas apo ta pengojë të realizohet. Madje, edhe në lidhje me ndërmjetësimin, askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Allahut. Edhe në lidhje me këtë pyetje, do të thonë: