Select Page

– “Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të Madh?” – Kush është Krijuesi e Zoti i qiejve të gjerë, plot rrugë yjesh që lëvizin dhe që qëndrojnë në prehje? Kush është Zoti i Fronit të madh? Froni është krijesa më e lartë, më e gjerë dhe më madhështore e Zotit. Kush, pra, është Ai që krijoi të gjitha këto dhe kujdeset për to?