Select Page

– “Por, ata që nuk besojnë në Botën Tjetër, i shmangen Rrugës së Drejtë.“ – Ata e kanë braktisur rrugën që të çon tek Zoti dhe në vendin e bujarisë dhe shpërblimit të Tij. Ata kanë veçse kotësira, që të largojnë nga rruga e Zotit, sepse janë të ndërtuara mbi paditurinë. I tillë është çdokush që kundërshton të vërtetën. Ai është i devijuar dhe i çoroditur në të gjitha çështjet e tij, siç thotë i Madhëruari: “E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata thjesht ndjekin dëshirat e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet pa asnjë argument prej Allahut? S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.” [Kasas 50].