– “Apo mos, vallë, nuk e njohin të dërguarin e tyre (Muhamedin), prandaj dhe e refuzojnë atë?!“ – Vallë, e mohuan Shpalljen sepse Muhamedi ishte i panjohur mes tyre? Vallë, e refuzuan të vërtetën se nuk dinin sa duhej për Profetin e tyre, Muhamedin? Mos, vallë, thoshin: “Nuk e dimë kush është ai, nuk e njohim sinqeritetin e tij, prandaj kemi nevojë për njëfarë kohe, që ta njohin besnikërinë e tij?”
Mos, vallë, thonë: “Prisni, sa të pyesim rreth tij ata që kanë përvojë!”? Por çështja nuk qëndronte aspak kështu. Ata e njihnin profetin Muhamed plotësisht. Të vegjlit dhe të mëdhenjtë ia njihnin Muhamedit virtytet e larta. Ata e njihnin shumë mirë sinqeritetin dhe besnikërinë e tij. Edhe para se të bëhej profet, e thërrisnin Emin – Besniku. Atëherë, përse nuk e pranonin besnikërinë dhe vërtetësinë e tij në Shpallje? Përse e refuzuan kur ai u solli nga Zoti të vërtetën e qartë, me besnikërinë më të madhe?