– “Dhe ata, të cilët japin nga ajo që u është dhënë …“ – Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre, që ta plotësojnë atë me të cilën janë urdhëruar dhe bëjnë çdo gjë që kanë mundësi për të plotësuar e përkryer namazin, zekatin, haxhin, sadakanë e punët e tjera të mira që Zoti u ka kërkuar. Dhe me gjithë këto përpjekje të tyre të sinqerta, Allahu thotë për ta:
– “… me zemrat plot frikë, ngaqë e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, …“ – Ata janë të frikësuar për ditën kur do të takohen me Zotin dhe veprat e tyre të dalin para Tij. Ata i frikësohen qëndrimit para Tij dhe druhen se veprat e tyre nuk do t’i shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Çdo punë e mirë dhe e mbarë për të cilën dëgjojnë dhe u jepet mundësia për ta bërë, ata nxitojnë ta kryejnë në formën më të plotë e të përkryer.
Ata shohin se si eulijatë dhe të zgjedhurit e Zotit garojnë e nxitojnë të mbushen me sevape e mirësi për t’u afruar Zotit, prandaj edhe këta garojnë. Edhe nëse mund të ndodhë që, për shkak te dobësisë së tyre, nuk i arrijnë dot eulijatë e Zotit dhe veprat e tyre të mira, përsëri Zoti i njofton këta fatlumë se ato të mira që i synojnë kanë për t’i arritur: