Select Page

– “S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij.” – Ata që janë afër Zotit janë pikërisht melekët që mbajnë Fronin e Tij. Janë ata që qëndrojnë të rreshtuar rreth Fronit të Tij. Ata nuk tregohen mendjemëdhenj për adhurimin që bëjnë, por janë të përulur dhe kryejnë me kënaqësi gjithçka që urdhëron Zoti i tyre.

– “Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” – Ata i përgjigjen Allahut natën dhe ditën. Ata kurrë nuk reshtin së shërbyeri Allahut të Lartësuar me kënaqësi dhe përkushtim. Vetëm Atij i bien në sexhde, duke e adhuruar e madhëruar. Atëherë, besimtarët të marrin gjithmonë si shembull këta melekë të nderuar, këta robër të zgjedhur të Allahut të Lartësuar, të cilët zbatojnë me përpikmëri e dashuri urdhrat e Tij. Le ta kenë këtë model, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm dhe të përkushtuar në adhurimin ndaj Mbretëruesit të Gjithëditur, ndaj Allahut të Lartësuar.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures El ea’raf. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe  mirënjohja! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin me Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!