– “Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre.” – Ai i lë ata në humbje të thellë, duke bërë gjynahe e padrejtësi. Ata janë të çorientuar dhe kurrë nuk kanë për të dalë nga kjo humbje, nëse nuk ia kërkojnë Allahut të Lartësuar dhe nuk përpiqen sinqerisht përmes rrugëve të përcaktuara nga Ai për të arritur udhëzimin.