Select Page

– “A nuk mendojne ata, se shoku i tyre nuk është aspak i marrë?” – ‘Shoku’ që përmendet këtu është Profeti a.s. Kjo është një ftesë nga Allahu i Lartësuar që ata të vënë në punë logjikën e shëndoshë: A nuk e shikojnë gjendjen e njeriut që u dërgua mes tyre?! Ata e njohin shumë mirë atë. Madje, para Islamit, atë e vlerësonin shumë dhe e lavdëronin. Pse tani shpifin dhe e quajnë të marrë?! Le të shohin moralin dhe udhëzimet e tij, për çfarë fton ai dhe Shpallja që ai përcjell nga Zoti i tij!

Ai është njeri fisnik, me cilësi të rralla, me moral të lartë, i mençur dhe me logjikë të shëndoshë, si askush tjetër. Ai fton vetëm në mirësi dhe ndalon vetëm nga të këqijat. Atëherë, ju që logjikoni drejt, a mund ta quani atë një njeri të marrë?! Përkundrazi, ai e meriton të quhet udhëheqësi më i madh dhe këshilluesi më i qartë dhe më i dhembshur për popullin e tij. Ai është bariu më i kujdesshëm për tufën e tij. Ai është më i buti dhe më i dashuri për ata që i fton në rrugën e drejtë.

– “Ai është vetëm një  paralajmërues i qartë.” – Profeti udhëzon dhe u mëson njerëzve fjalët dhe veprat që i shpëtojnë ata nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar dhe i bëjnë të fitojnë shpërblimin e madh dhe lumturinë në të dyja jetët. Këtë ai e bën me mënyrën më të butë, më të drejtë, më tërheqëse dhe me dashurinë më të madhe.