Select Page

– “Ai (Salihu) nuk është tjetër veçse një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun dhe ne nuk i besojmë atij. – Ai është veçse një njeri i çmendur, i cili pretendon se është vetëm një Zot dhe se do të vijë një ditë që krijesat do të ringjallen dhe duhet të japin llogari para këtij Zoti. Kështu që, prisni sa të vdesë! Me këto fjalë, ata jepnin të kuptohej se nuk po e ndëshkonin ose vrisnin atë për shkak se e gjykonin si një të çmendur, e jo sepse e nderonin dhe respektonin. Ai, sipas tyre, ishte thjesht një i çmendur, që nuk i viheshin re fjalët dhe as nuk merrej në përgjegjësi për ato që thoshte.

Me fjalë të tjera: tashmë nuk kishte më vend për polemika e diskutim rreth pranimit ose saktësisë së shpalljes dhe ftesës së tij, sepse ata qenkëshin të bindur për kotësinë e saj, por tani çështja ishte që a ta ndëshkonin për ato që thoshte apo jo? Në fund, më mendjen e tyre, e panë të udhës që të mos e ndëshkonin, edhe pse “e kishte bërë hak një gjë të tillë”. Subhanallah! A ka arrogancë dhe padrejtësi më të madhe sesa kjo?! Ky është kulmi i fyerjes që mund t’i bësh një profeti të Zotit dhe shprehje e madhe e mosbesimit te Zoti. Kur mohimi i tyre u ashpërsua dhe nuk mbeti më mundësi që ata të dëgjonin e përfitonin nga paralajmërimet, Profeti u lut kundër tyre: