Select Page

– “Paria e atij populli që nuk besoi dhe e mohoi Takimin në Jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm falur begati në jetën e kësaj bote, thanë: “Ky (Salihu) nuk është gjë tjetër, veçse një njeri, sikurse edhe ju. Ai ha (ushqim), ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.” – Paria e atij populli, të cilët kishin në vete edhe mohimin, edhe armiqësinë, duke kaluar çdo kufi për shkak të luksit e shfrenimit, shprehën kundërshtimin për Profetin e Zotit dhe mohimin për mesazhin e Tij. Ata filluan të manipulonin popullin dhe t’i largonin nga ndjekja e Profetit, duke thënë: “Ky (Salihu) është veçse një njeri, si edhe ju. Atëherë, çfarë ka ai më shumë sesa ju? Mos, vallë, është melek, që nuk ha dhe nuk pi? Ai ha ashtu siç hani ju dhe pi ashtu si pini ju.”