Select Page

– “Tregoju atyre ngjarjen e atij personi të cilit Ne i kishim dhënë (dituri për) Shenjat Tona,…” – Ky njeri mësoi fenë dhe Librin e Allahut të Madhëruar, duke u bërë dijetar i madh dhe i shquar.

– “… por ai i braktisi ato. Për këtë arsye, atë e bëri shok Shejtani dhe u bë prej të humburve (nga udha e drejtë). – Por më pas, ai e braktisi këtë dituri, e cila e bën njeriun të pajiset me virtyte dhe vepra të mira e të ngrihet në grada të larta. Duke e lënë diturinë rreth fesë dhe Zotit, ai u zhvesh nga të gjitha këto cilësi, ashtu sikurse zhvishet rroba nga trupi, e si rrijedhojë, atë e bëri shok Shejtani i mallkuar.

Sapo doli nga kështjella e mbrojtur e diturisë, Shejtani iu vu pas dhe filloi ta shtynte në poshtërsira. Kështu, ai u bë i humbur, pasi kishte qenë i udhëzuar, madje kishte udhëzuar edhe të tjerët në rrugën e drejtë. Kjo ndodhi, sepse Allahu i Lartësuar e braktisi dhe e la të mbështetej thjesht në veten e vet.