– “Pastaj atë (njeriun) e bëmë (të shumohet) nga një pikë (fare), që vendoset në një vend të sigurt (në mitër).“ – Pastaj Zoti bëri që lloji njerëzor të përhapej dhe të vazhdonte jetën nga një pikë fare, si ka thënë: “Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.” [Tarik 5-7]. Kjo pikë qëndron në një vend, që Zoti e quan: “…vend të sigurt”, pra, në mitrën e nënës, ku është i ruajtur dhe i mbrojtur.