Select Page

– “Ne i shpërndamë ata në këtë Tokë grupe-grupe.” – Ne i shpërndamë dhe i përhapëm ata nëpër tokë, pasi kishin qenë njëherë të mbledhur e të bashkuar.

– “Prej tyre ka të mirë, por ka edhe jo të tillë.” – Prej tyre ka që janë të mirë, të cilët i zbatojnë detyrimet e Allahut të Lartësuar dhe i japin hakun çdokujt që e meriton. Por ka edhe të tjerë, që nuk janë të tillë, sepse bëjnë padrejtësi dhe dëmtojnë vetveten. Allahu i Lartësuar i sprovon robte e Tij për të dalë në pah të gjithë kategoritë e njerëzve.

Në këtë mënyrë dallohen të shkëlqyeshmit, që plotësojnë si detyrimet ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu edhe ato ndaj krijesave, do të duken cilët janë mesatarë, që kërkojnë hakun e tyre, por do të dalin në pah edhe ata që i bëjnë padrejtësi vetes, duke shkelur urdhëresat e Allahut të Lartësuar.

– “Ne i vumë në provë ata edhe me mirësi edhe me fatkeqësi, që të kthenin rrugë.” – Ky është rregulli i Allahut të Lartësuar me të gjithë popujt në këtë botë. Ai i sprovon me të mira dhe me të këqija, me begati dhe me vështirësi, me qëllim që ata të kthehen nga rruga e humbjes dhe të marirn rrugën e drejtë, atë për të cilën edhe u krijuan. Brezat që erdhën më pas e shtuan ligësinë dhe u larguan shumë nga rruga e Allahut të Lartësuar: