Select Page

– “Pyeti ata për fshatin që gjendej në bregdet …” – Pyeti ata, domethënë, bijtë e Izraelit, për popullin që jetonin në bregdet dhe që kishin marrë nga i Madhërishmi disa porosi tepër të rëndësishme. Pyeti ata për historinë e tyre, se si ata e shkelën rregullin e sabathit, për të mos punuar ditën e shtunë! Pyeti edhe për ndëshkimin e ashpër të të Plotpushtetshmit mbi ta!

– “… dhe që shkelte rregullin e të shtunës (sabathit)!” – Allahu i Lartësuar i kishte urdhëruar që të respektonin sabathin, domethënë rregullin për të mos gjuajtur dhe peshkuar ditën e shtunë. Në këtë mënyrë, Ai donte të vinte në provë bindjen dhe respektin që ata kishin për Të dhe urdhrat e Tij, prandaj pikërisht ditën e shtunë peshqit vinin me shumicë pranë rrjetave të tyre, aq sa ata i shihnin me sy.  I Madhëruari thotë:

– “Të shtunën, peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, …” – Peshqit vinin tufa-tufa përpara syve të tyre, në sipërfaqe të ujit dhe ishte shumë e lehtë për t’i kapur.

– “… ndërsa ditët e tjera, që nuk e kishin të ndaluar punën, nuk u vinin.” – Por kur kalonte dita e shtunë, nuk shihje më peshq aty. Allahu i Lartësuar thotë:

– “Kështu Ne i sprovonim, sepse ata i kalonin kufijtë.” – Ishte shkak prirja e tyre për të shkelur kufijtë e Allahut të Lartësuar dhe për të mos iu bindur Atij, që u sprovuan në atë mënyrë. Nëse do të ishin më të bindur, Allahu i Lartësuar nuk do t’u jepte këtë sprovë aq të vështirë. Kështu, të vënë në provë, ata filluan të mendonin hile, se si të kapnin peshk ditën e shtunë.

Përfundimisht, ata morën masa që të hidhnin rrjetat para të shtunës, t’i linin ato të hapura ditën e shtunë kur vinte peshku, dhe t’i mblidhnin pastaj ditën e dielë, meqë të shtunën nuk lejohej. Këtë gjë filluan ta bënin shumë prej tyre. Në fakt, ata u ndanë në tre grupe. Shumica e tyre e kaluan kufirin dhe morën guximin që ta shkelnin urdhrin e Zotit, madje e bënin këtë hapur.

Një grup tjetër vendosi që t’i  ndalojnë, këshillojnë dhe qortojnë grupin e parë. Ndërsa një grup i tretë u mjaftua me këshillimin që bënin të tjerët, prandaj nuk reaguan ndaj grupit të parë. Madje, grupi i tretë i drejtohet grupit të dytë dhe i thotë: